Lokale
Bujanoci me koncert shënon ditën ndërkombëtare të Xhazit (video)
“Nisville Foundationa-Fondacioni Nishvill” sikurse viteve të kaluara edhe këtë vit ka shënuar ditën botërore të muzikës Xhaz (Jazz) më 30 prill
Në këtë ditë organizatorët në të njëjtën kohë në gjashtë qytete të jugut të Serbisë: Nish, Leskoc, Vranjë, Vlladicki Han, Bosilegrad dhe Bujanoc organizuan koncerte në shënim të kësaj dite.
Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, të mërkurën, të rinj shqiptarë, serb e romë kishin përgatitur program me muzikë të larmishme që u pritë shumë mirë nga publiku që e kishte mbushur përplot sallën, raporton Titulli.
Koordinator lokal për realizimin e këtij programi në Bujanoc ishte Musa Gjymshiti i cili kishte bërë një përzgjedhje të shkëlqyeshme si të këngëve që u interpretuat njëashtu edhe të nxënësve që prezantuan në këtë koncert.
Pas programit të prezantuar nga të rinjtë bujanocas, në skenë u paraqitë grupi nga Nishi “Jam Station” i cili ‘nxehi’ edhe më shumë atmosferën.
Programet e organizuara nga “Fondacionit Nishvill” kanë hyrë edhe në agjendën zyrtare të shënimit të ditës ndërkombëtare të Xhazit, në bashkëpunim me UNESCO dhe me Institutin Telenious Monk.
Projekti “Xhazi-shprehja multikulturore” e “Fondacionit Nishvill” realizohet në bashkëpunim me partnerët nga shkolla e muzikës në Nish dhe shkollën “Stanisllav Binicki” nga Leskoci.
Ky projekt është mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi dhe Zyra për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile të Qeverisë së Serbisë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!