Lokale
Gjykata i kthen në punë, drejtorati i angazhon në pastrimin e rrugëve (foto)
Drejtoria për Ndërtim, ndërmarrje publike e komunës së Bujanocit ka filluar të aplikojë metoda të punës si në vendet e zhvilluara perëndimore, ku për çdo pozitë të punës nuk dallohet as përkatësia e gjinisë.
Kohëve të fundit, kjo ndërmarrje ka filluar të angazhojë punëtore të gjinisë femërore në sektore që nuk shkojnë përshtati kulturës së vendit ku jetojmë dhe traditave shqiptare.
Hidajete Hasani dhe Kimete Salihu nga fshati Tërnoc, aktualisht me pozitë të punës në shërbim teknik pranë drejtorisë për ndërtim në Bujanoc, pasi që janë rikthyer në punë me një vendim të Gjykatës së Apelit në Nish, meqë më herët ishin larguar nga puna, tashmë janë angazhuar në mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve.
Në një deklaratë të dërguar Portalit Informativ Titulli, ato vlerësojnë se me ndërrimin e pozicionit të punës janë degraduar plotësisht dhe është shkelur dinjiteti i gruas shqiptare.
Agim Haliti, drejtorë i Drejtorisë për Ndërtim në Bujanoc për rastin konkret ka thënë se këto dy punëtore nuk kanë pas vendim me rregullore të sistematizimit të punës që nga koha kur janë punësuar.
Hydajete Hasani, derisa është larguar nga puna në gushtë të vitit 2013 ka ushtruar pozitën referent-arkatare në ndërmarrjen Drejtoria për Ndërtim në Bujanoc.
Ajo tani është rikthyer në punë pas një vendimi të Gjykatës së Apelit në Nish dhe sipas saj tani është angazhuar në mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve në territorin e komunës së Bujanocit.
“Konsideroj se kjo është degradim total i dinjitetit të gruas shqiptare, para së gjithash të një nëne angazhimin për pastrimin e rrugëve”, ka thënë në deklaratë Hydajete Hasani.
E njëjta situatë është edhe me Kimete Salihu e punësuar më parë në sektorin juridikë-sekretaresh, e cila në letrën dërguar portalit tonë thotë se ndjehet e poshtëruar me vendimin e drejtorit të drejtorisë për ndërtim, Agim Haliti.
“E vërteta është se në fillim po edhe sot e kësaj dite ndjehem e poshtëruar më vendimin e tillë. Imagjinojeni në mentalitetin tonë shqiptarë, femra përkatësisht nënat të përjetojnë këso veprime poshtëruese, me të vetmen se i përkasim një opsioni tjetër politik”, është shprehur Kimete Salihu në reagimin e sajë.
Agim Haliti thotë se nuk kam detyruar të dalin të pastrojnë rrugët , mirëpo edhe nuk mundë të krijojë vende të posaçme për to edhe në bazë të vendimit të Gjykatës së Apelit në Nish ato duhet t’i kthejmë në ato pozicione ku ka vende të lira, theksoi për Titullin Haliti.
Haliti shpjegon se këto të përmendurat nuk angazhohen vetëm në pastrim por edhe në sinjalizimin e rrugëve por gjithashtu ka paralajmëruar se ato mundë të përjashtohen edhe nga puna sepse nuk ka vend për kuadro të tilla.
Në vendimin e Gjykatës së Apelit në Nish, thuhet se të përmendurat Hydajete Hasani dhe Kimete Salihu duhet të kthehen në vendin e punës i cili i përshtatet shkollimit të tyre profesional./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!