Lokale
Ekskluzive: Si po i emëron politika këshillat e shkollave në Bujanoc?
Mohimet se politika nuk ka dorë në gjendjen e krijuar në shkollat e komunës së Bujanocit po del të mos jetë e vërtetë. Në dokumentin të cilin e ka siguruar portali informativ Titulli tregohet realiteti se si vendoset në takime të “fshehta” emërimet e anëtarëve të Këshillave, organit më të lart të shkollave.
Portali informativ Titulli ka arritur të sigurojë një dokument i cili sqaron aktivitet e fundit të administratës komunale të Bujanocit për të caktuar anëtarë të Këshillave të shkollës nga radhët e të punësuarve si dhe të prindërve.
Në këtë dokument të pa protokolluar e që është shpërndarë tek pjesëmarrësit e takimit të datës 14 dhe 17 prill të këtij viti, jepet afat që deri më 31 maj të bëhet konfirmimi i kandidatëve të zgjedhur në këto pozita, nga tre anëtarë nga punonjësit arsimor dhe nga tre të tjerë nga radhët e prindërve.
Sipas dokumentit të mësipërm këto konfirmime për kandidatët që duhet të jenë në pozita të caktuara, do të vlejnë për shkollën fillore”Muharrem Kadriu” në Tërnoc, “Ali Bektashi” në Nesalcë, "Migjeni" në Muhoc, “Naim Frashëri” në Bujanoc si dhe shkollën e mesme “Sezai Surroi” po në këtë qytet.
Në dokumentin e siguruar thuhet se në mbledhje për këto ndryshime kanë marrë pjesë Tomislav Simonoviq – kryeshef i administratës për shkollat në Leskoc, Nagip Arifi – kryetar i komunës së Bujanocit, Dragan Mitroviq – inspektor republikan i arsimit, Bajram Fejzullahu – kryeshef për çështje publike dhe veprimtari shoqërore si dhe Agim Rashiti – inspektor komunal i arsimit.
Titulli ka arritur të sigurojë informacionin se pjesëmarrës të kësaj mbledhje kanë qenë në Bujanoc në kohën kur edhe janë mbajtur këto takime të iniciuara nga pushteti lokal.
Siç është e njohur për opinionin e gjerë të Luginës, në shkollat e lartpërmendura, udhëheqësia komunale me çfarëdo çmimi dëshiron që të ketë drejtues të vet në krye të këtyre institucioneve arsimore.
Kjo qasje ndaj arsimit ka sjell rënie në nivel të zhvillimit të procesit edukativo-arsimore, ndërsa jo rrallë herë politika është temë diskutimi edhe mes kolektivit arsimor, ndërsa në vend të zhvillimit të njësisë mësimore, disa profesorë të përfshirë në politikë, hapin tema me nxënës rreth situatës politike në këtë komunë.
Organi më i lartë i shkollës, Këshilli, përbëhet nga nëntë anëtarë, tre janë nga kolektivi i shkollës, tre nga radhët e prindërve dhe tre që propozohen nga Këshilli Kombëtar Shqiptar./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!