Gjuetarët që “shënjestruan” shqiptarët e Medvegjës
Lokale

Gjuetarët që “shënjestruan” shqiptarët e Medvegjës

27.Feb.2013 08:24
0
Dita e diel ishte ditë tmerri për banorët shqiptarë të fshatit Tupall të Medvegjës. Gjuetarë të dehur për dy orë rresht gjuanin në shënjestrën e vendosur në qendër të këtij fshati. Sipas informacioneve që e-novine i ka marrë nga banorët e Tupallës, ndjekja e kafshëve të egra e organizuar nga shoqata lokale e gjuetarëve, në vend se të mbahet në malet përreth, kulminacionin e ka arrit kur gjuetarët e dehur kanë vendosur të gjuajnë në shënjestrën e improvizuar në qendër të fshatit shqiptar Tupall. Sipas deklaratave të banorëve ngjarja ka ndodhur të dielën. Grupi e gjuetarëve i cili nisi gjuetinë ndaj kafshëve të egra ka vendosur shënjestrën në rrugën regjionale e cila kalon në vet qendrën e fshatit të banueshëm dhe aty gjuanin për gati dy orë të plota. Kjo ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në mes të ditës, pa kurrfarë paralajmërimi edhe ate në momentin kur banorët lokal, në mesin e të cilëve fëmijët po kullosnin kafshët në livadhe. Edhe pse zëvendës kryetari i Bashkësisë Lokale ka paraqitur menjëherë rastin në stacionin policor në Medvegjë, policia nuk ka reaguar. Një delegacion nga fshati për rastin në fjalë ka kërkuar pranim te shefi i policisë lokale. Vetë policia ka thënë se shoqata e gjuetarëve ka organizuar gjueti gjatë së dielës dhe se nuk është paraqitur asgjë në sjelljen e gjuetarëve. Shefi i policisë, megjithatë, ka premtuar se shoqata e gjuetarëve do të marrë një vërejtje nga policia për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të anëtarëve të saj. Këtë rast e ka dënuar edhe Këshilli Kombëtar Shqiptar. Galip Beqiri, kryetar i KKSH-së, në një prononcim për Titullin ka thënë se ngjarjet e tilla mund të jetë shkaktari tjetër i shpërnguljes së qytetarëve shqiptar. “Rastet e tilla nuk duhet të përsëriten dhe se ndikojnë në shpërnguljen edhe të atyre pakë banorëve shqiptar që kanë mbetur në Komunën e Medvegjës,” është shprehur Beqiri/Titulli.com/
Haradinaj: Nuk u provokua Beogradi me lapidarin e UÇPMB-së
"Vatra" dhe OVL e UÇPMB-së, kundër bisedimeve me Beogradin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration