Gjermani: I ikën policisë “nga duart” shqiptari që duhej të dëbohej
Rajoni dhe Politika

Gjermani: I ikën policisë “nga duart” shqiptari që duhej të dëbohej

05.Apr.2024 09:07
0

Një shqiptar i arrestuar për dëbim ka arritur të arratiset nga komisariati në Arnstadt (rrethi Ilm). Sipas informacioneve që ka dhënë policia të enjten, 21-vjeçari u dërgua në të ashtuquajturin paraburgim parandalues ëtë caktuar të mërkurën, për të zbatuar dëbimin e tij.

 

Një zëdhënës i policisë tha se ai qe dërguar në stacionin e policisë lokale, me pranga në duar. Në rrethana ende të paqarta, i riu është arratisur nga godina pasi në fakt paraprakisht ishte sjellë në mënyrë bashkëpunuese.

 

Pavarësisht një operacioni të madh policor me qen gjurmues dhe helikopter, ende nuk është bërë e mundur gjetja e të arratisurit dhe arrestimi i sërishëm i tij, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Sipas zëdhënësit, paraburgimi parandalues ëpër migrantët për të cilët është planifikuar deportim mund të urdhërohet nga gjykatat. Kjo bëhet për t’u siguruar që ata të mos shmangin dëbimin. /albinfo.ch/

Në BE arrihet marrëveshje për planin 6 miliardësh për rritje ekonomike në Ballkan
Detaje nga vrasja makabre në Serbi: Trupi i dy vjeçares nuk ndodhet në deponi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration