Bruksel: Kamberi e Lutfiu takojnë emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak
Lokale

Bruksel: Kamberi e Lutfiu takojnë emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak

05.Apr.2024 12:41
0

Deputeti popullor Shaip Kamberi së bashku me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu kanë takuar emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë - Serbi dhe për çështje tjera në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Postimi i plotë në Facebook nga Shaip kamberi: 

Në Bruksel, me Emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë - Serbi dhe për çështje tjera në Ballkanin Perëndimor, z. Miroslav Lajçak, për të bashkëbiseduar dhe për ta njoftuar me sfidat me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës.
 
E njoftuam z. Lajçak për hezitimin dhe mosgatishmërinë e shtetit për të integruar shqiptarët nëpër institucione shtetërore e për gatishmërinë që sistemi shtetëror e ka treguar për pasivizimin e shqiptarëve.
 
Mosintegrimi i shqiptarëve në institucione i bënë institucionet jokredibile e diskriminuese, ndërsa aplikimi i pasivizimit tendencioz në vendet ku jetojnë shqiptarët mundëson ndryshimin e strukturës etnike në ato vendbanime. Medvegja është shembulli më i mirë.
 
Njoftuam z. Lajçak për rëndësinë dhe impaktin që për të diplomuarit nga Lugina do të kishte njohja e diplomave të Kosovës dhe se njohja e tyre do të nënkuptonte mundësi për një perspektivë të re për Luginën.
 
Mungesa e vullnetit politik për ta zhvilluar Luginën e Preshevës ekonomikisht, pasqyrohet më së miri me bojkotin total të shtetit në sjelljen e investitorëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Prandaj edhe komunat e banuara me shqiptarë janë ndër komunat më të pazhvilluara në vend.
 
Infrastruktura e shkatërruar shkollore në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, përskaj moslejimit të teksteve shkollore dhe mugesës së tyre në gjuhën shqipe, vëshirëson edhe më shumë procesin edukativo - arsimor tek nxënësit shqiptar.
 
E ardhmja evropiane duhet të jetë e vetmja rrugë për Ballkanin Perëndimor ndërsa të drejtat e njeriut dhe pakicave duhet të jenë parakusht esencial i vazhdimit të rrugës së mëtejme drejtë Bashkimit evropian.
Detaje nga vrasja makabre në Serbi: Trupi i dy vjeçares nuk ndodhet në deponi
Lajçaku pas takimit në Bruksel për Luginën: Diskutuam të drejtat e njeriut dhe të pakicave
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration