“Geox” që iku nga Bujanoci, në mars fillon ndërtimin e fabrikës në Vranjë
Lokale

“Geox” që iku nga Bujanoci, në mars fillon ndërtimin e fabrikës në Vranjë

19.Feb.2014 11:12
0
Në një ceremoni  modeste në Vranjë u shënua përfundimi i projektit kryesor për ndërtimin e fabrikës “Geox” në territorin e komunës së Vranjës. Procesverbali i dorëzimit të projektit , i cili ka disa mijëra faqe, u nënshkruajt nga kryetari i Vranjës Zoran Antiq, në prani të Gajtan Paulilo, drejtorit financiar të “Technic Develpment Vranje”. Bëhet fjalë për një dokumentacion voluminoz, në të cilin punuan zyra projektuese “Qyteti” dhe grupi i projektuesve italian. antici-geoksovac “Projekti kryesor është kryer, ndërsa vetëqeverisja lokale  në një afat sa më të shkurt të mundshëm do të jap lejen për ndërtim. Presim që i tërë procesi të përfundojë deri më 26 shkurt dhe në fillim të muajit mars të fillojë ndërtimi i fabrikës. Ky projekt është shumë me rëndësi për tërë qytetin pasi kapacitetet e reja donë të thonë edhe hapja të vendeve të reja të punës. Gjithashtu, kjo nënkupton edhe ardhjen e investitorëve tjerë, që për ne është prioritet”, është shprehur kryetari Antiq. Vlen theksuar se pikërisht kompania për prodhimin e këpucëve “Geox” nga Italia, para se investimin ta kalonte në Vranjë, ishte interesuar që të hapë një fabrikë edhe në Bujanoc. Mirëpo situata e brishtë që atë kohë mbretëronte në komunat Bujanoc e Preshevë, protestave pas heqjes së lapidarit të UÇPMB-së nga Presheva, detyroi këtë investitor të kalojë në Vranjë, ku tani sipas kryetarit të Vranjës, hapja e fabrikës italiane do të mundësoj edhe hapjen e qindra vendeve të reja të punës./Titulli.com/
Shqiptarët e Luginës nuk po integrohen në sistemin tonë politik
Nuk e dëgjuan Tiranën e Prishtinën, reagon shoqëria civile
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration