Nuk e dëgjuan Tiranën e Prishtinën, reagon shoqëria civile
Lokale

Nuk e dëgjuan Tiranën e Prishtinën, reagon shoqëria civile

18.Feb.2014 21:36
0
Me gjithë mospajtimet e dy blloqeve politike dhe shoqërisë civile për pjesëmarrjen e unifikuar me kandidat të përbashkët shqiptar për zgjedhjet parlamentare në Serbi, atë që nuk arriti ta bëj Kosova dhe Shqipëria, sot në Preshevë ata i bashkoi tryeza "Avancimi i politikës për pakica në Republikën e Serbisë - në hap me integrimin" organizuar nga FME - Forumi për Marrëdhënie Etnike. Presheve-1 “Të indinjuar me mospërfilljen e sugjerimeve nga Tirana e Prishtina dhe mosarritjen e një marrëveshje të përbashkët, edhe pas shumë trysnive nga ministri i Republikës së Shqipërisë Ditmir Bushati, aktivistët e Nismës së të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) ironizuan servilizmin politik të lidershipit politik dhe shoqërisë civile ndaj udhëheqësve institucional shtetëror të Serbisë”, thuhet në njoftimin e Nismës, transmeton Titulli. Derisa po mbahej tryeza në të cilën ishin të pranishëm të gjithë pjesëmarrësit, ata në hyrje të ndërtesës së Kuvendit Komunal në Preshevë dhe ambientit për rreth, vendosën pankarta me mbishkrimin “TË BASHKUAR DREJT INTEGRIMIT”. Presheve-4 Në këtë tryezë të mbajtur sot në Preshevë morën pjesë Komisari i lartë i OSBE-së për Pakicat Kombëtare Aleksander Huk, kryetarët e komunave të Luginës, Ragmi Mustafa e Nagip Arifi, drejtuesi i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, deputeti Riza Halimi dhe përfaqësues të tjerë institucional e politik./Titulli.com/
“Geox” që iku nga Bujanoci, në mars fillon ndërtimin e fabrikës në Vranjë
“Ostrovica” nga Presheva, “Alpin Prishtina” dhe FSK, festojnë me alpinizëm Pavarësinë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration