Gazetarët e Serbisë përsëri në protestë, ftohen edhe gazetarët e Luginës
Me moton "Gazetarët nuk gjunjëzohen" në të gjithë qytetet e mëdha të Serbisë sot në ora 19.00h do të mbahet protestë e re e gazetarëve, njofton Titulli.com.Gazetarët e Vranjës dhe rrethit të Pçinjës do të mblidhen, për herë të tretë, në shkallët e ndërtesës së Kuvendit të qytetit në Vranjë.
Sipas një njoftimi nga Shoqata e pavarur e gazetarëve të Serbisë, në protestë ftohen të gjithë gazetarët e rajonit tonë, që siç thuhet në njoftim, të tregojmë sa jemi solidar në mbrojtjen e profesionit.
Në këtë protestë fjalën do ta marrin Nikola Lazic, zv.kryeredaktor i gazetës “Vranjske” dhe Jelena Stojkovic, korrespondente e gazetës “Vecernje novosti’.
Në këtë mënyrë gazetarët e Serbisë kërkojnë shkarkimin urgjent të ministrit të mbrojtjes Bratislav Gasic, dhe njëherit shprehin revoltën kundër pushtetit dhe pushtetmbajtësve, të cilët po nënçmojnë profesionin e gazetarisë.
Gazetarët për herë të tretë do të përkujtojnë kryeministrin Aleksandar Vucic për premtimin e tij të dhënë para gati dy muajve, që ministri Gasic do të ndërrohet, dhe nëse ai nuk shkarkohet, do të protestojnë çdo të hënë.
Protesta organizohet nga Shoqata e gazetarëve të Serbisë, (UNS), Shoqata e pavarur e gazetarëve të Serbisë (NUNS), Asociacioni i mediave (AM) dhe Asociacioni i mediave online (AOM)./Titulli.com/