Fshihet Hyda, vendoset Musliu
Lokale

Fshihet Hyda, vendoset Musliu

12.Apr.2014 21:10
0
Faqja zyrtare në internet e komunës së Bujanocit cila deri në fillim të kësaj jave për kryetar të Kuvendit Komunal mbante ish udhëheqësin e këtij organi Hajredin Hydën, është përmirësuar duke vendosur kryetarin e vërtetë, Jonuz Musliun. Portali informativ Titulli më 3 prill kishte raportuar për këtë gabim jo edhe të vogël, duke e ditur se Musliu ka një vit që ushtronte këtë detyrë, ndërsa dikush tjetër në vend të tij prezantohej si kryetar i Kuvendit Komunal. Personi i autorizuar nga administrata komunale ka bërë ndërhyrjen në faqen zyrtare dhe ka vendosur Musliun në vendin e duhur, përderisa e ka fshirë Hydën. [caption id="attachment_115995" align="aligncenter" width="598"]Faqja zyrtare e komunës së Bujanocit (12.04.2014) Faqja zyrtare e komunës së Bujanocit (12.04.2014)[/caption] Raportimi i portalit informativ Titulli pikërisht kishte për qëllim që gabime të tilla të përmirësohen dhe në të ardhmen pushteti të ketë kujdes me paraqitjen e personave zyrtar, pasi një faqe e tillë zyrtare duhet të azhurnohet me të dhëna të sakta, meqë në të njëjtën mund të drejtohen për informacion qytetarët e kësaj komune dhe ata nga rajoni./Titulli.com/
Partia Demokratike ‘humb’ përkrahjen e qytetarëve
Dhurata mbeti në Luginë e ministri në Prishtinë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration