Dhurata mbeti në Luginë e ministri në Prishtinë (foto)
Lokale

Dhurata mbeti në Luginë e ministri në Prishtinë (foto)

11.Apr.2014 22:18
0
Nagip Taipi-1Dhurata nga institucioni për kulturë e punuar nga artisti Nagip Taipi dedikuar Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës Memli Krasniqi, ka mbetur në Bujanoc. Punimi nga argjila e mbretëreshës “Teuta” me ngjyrë ari të vjetër, do të vazhdoj edhe matej të qëndrojë në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, pasi ajo sot nuk mundi ta bëjë udhëtimin nga Lugina drejtë Prishtinës. Pengesa e autoriteteve serbe duke mos i dhënë leje ministrit nga Kosova Memli Krasniqi për të marrë pjesë në ekspozitën e historianëve të komunës së Bujanocit, ka pamundësuar dorëzimin e kësaj dhurate. [caption id="attachment_115929" align="aligncenter" width="640"]Nagip Taipi-4 Nagip Taipi me dhuratën e punuar enkas për ministrin Memli Krasniqi[/caption] Autori i kësaj vepre Nagip Taipi i ka thënë sot Titullit se punimi përveç simbolikës së trashëgimisë kulturore të shqiptarëve që bartë në vete, ajo njëherit dërgon edhe një mesazh tek Qeveria e Kosovës, respektivisht tek Ministri i Kulturës Memli Krasniqi.Nagip Taipi-3 “Baza me tri këmbë e vendosur mbi trekëndëshin kanë për qëllim bashkëpunimin kulturor ndërkufitar në mes të Shqipëri-Kosovë-Maqedoni-Luginë e Preshevës”, u shpreh Taipi. Nagip Taipi-2Mirëpo sipas tij me dorëzimin e dhuratës, e cila nuk mundi të realizohej pasi ministri nuk u lejua të vijë në Bujanoc, do të kishte edhe një synim tjetër. “Si synim në vete ky punim artistik kishte që ministri ta vendoste atë në zyrën e tij të punës edhe për çdo ditë ta ketë para sysh Luginën e Presheves, si obligim shtetëror për ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore të Shqiptarëve të atjeshëm”, i tha Titullit Nagip Taipi. Përndryshe, sipas zyrtarëve të komunës së Bujanocit, qëndrimi i ministrit në këtë ngjarje u pamundësua nga autoritetet serbe të cilat nuk i dhanë leje për këtë vizitë./Titulli.com/
Fshihet Hyda, vendoset Musliu
Studenti nga Tërnoci bie nga ndërtesa në Tetovë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration