Formalizohet bashkëpunimi mes Odës Ekonomike të Serbisë dhe komunës së Preshevës
Lokale

Formalizohet bashkëpunimi mes Odës Ekonomike të Serbisë dhe komunës së Preshevës

20.Apr.2017 14:40
0
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, priti në takim një delegacion të Odës Ekonomike të Serbisë me të cilët u bisedua për problematikat dhe nevojat e bizneseve lokale.
"Gjatë takimit u prezentuan shërbimet dhe aktivitetet e odës ekonomike të Serbisë të cilat mundë të shfrytëzohen nga komuna e Preshevës për të ndihmuar dhe lehtësuar veprimtarinë e bizneseve lokale, si dhe stafi i odës ekonomike të angazhuar në Preshevë, Bujanoc dhe Vrajë", thuhet në njoftimin e kryetares Sinani.
 
Ajo njoftoi përfaqësuesit e odës ekonomike me problematikat dhe nevojat e shumta të bizneseve lokale me të cilat ballafaqohen në punën e përditshme, duke kërkuar garancë për bashkëpunim cilësor nga ana e odës ekonomike në asistimin dhe ndihmën profesionale dhe në përgaditjen e bizneseve për thithjen e subvencioneve të ndryshme shtetërore dhe neutraliteti i odës karshi politikave lokale
 
Palët gjatë takimit janë akorduan që pas takimit të parë zyrtar në Preshevë, të organizohet një takim me të gjitha bizneset që veprojnë në territorin e Preshevës me qëllim të njoftimit  për së afërmi me problematikat dhe nevojat e bizneseve, realizimi i një analize të detajuar të gjendjes së ndërrmarësisë në Presheve, formalizimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve me synim të krijimit të klimës dhe kushteve më të volitshme në favor të bizneseve egzistuese dhe sjelljes së investitorëve në komunën e Preshevës./Titulli.com/
Bujanoci kërkon përfaqësim në Odën Ekonomike të përbashkët Shqipëri-Serbi
Bujanoci rrit taksat për shërbimet e hotelerisë, s'ka inspektor komunal
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration