
Forcat e xhandarmerisë zhvendosen nga Bujanoci në komunën e Preshevës
Forcat e xhandarmerisë së Serbisë kanë filluar të largohen nga zona tokësore e sigurisë përskaj Kosovës që përfshinë territorin e komunës së Bujanocit bënë të ditur Titulli.com.Sipas burimeve të Titulli.com nga banorët e Malësisë së Bujanocit gjatë ditës së sotme forcat e xhandarmerisë që ishinë të vendosura për kohë të gjatë në afërsi të fshatit Breznicë të komunës së Bujanoci filluan largimin nga baza e tyre.
Sipas informacioneve jozyrtare të Titulli.com forcat e xhandarmerisë do të zëvedësohen më pjesëtarë të ushtrisë së Serbisë ndërsa njësiti i xhandarmerisë do të zhvendoset në Preshevë, vijën kufitare mes Serbisë dhe Maqedonisë.
Për këto informacione akoma nuk kemi ndonjë konfirmim zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë./Titulli.com/