Doli nga shtypi  libri i ri "Pikojnë fjalët" të shkrimtarit preshevar, Bilall Maliqi
Lokale

Doli nga shtypi libri i ri "Pikojnë fjalët" të shkrimtarit preshevar, Bilall Maliqi

06.Oct.2016 17:50
0
Shkrimtari nga Presheva Bilall Maliqi ka njoftuar se këto ditë ka dal në dritë libri më i ri i tij me aforizma, të cilin e ka titulluar "Pikojnë fjalët".

Librin “Pikojnë fjalët” e ka edituar Shtëpia botuese “Atunis” Prishtinë 2016.

Me këtë rast shkrimtari Maliqi e falënderon redaktorin e librit, shkrimtarin dhe publicistin Sejdi Berisha dhe lektorin Xhemaludin Rexhepi, por edhe shtëpinë botuese të cilët kanë kontribuuar që ky libër nga tani e tutje të jetë në dispozicion të lexuesve shqiptarë, shkruan DritarjaOnline.

Autori i këtij libri është kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” nga Presheva. Ai deri më tani ka botuar një numër të madh të librave me poezi dhe prozë.

“Drithërimë”, “Sheshi i Fjalëve”, “Rrugët e shikimit”, “Nën strehën e kujtimeve”, janë vetëm disa nga titujt e botuar të shkrimtarit Bilall Maliqi. 

Forcat e xhandarmerisë zhvendosen nga Bujanoci në komunën e Preshevës
Shqiptarët nga Presheva tifozë të kombëtares kuqezi, dëshira edhe për Kosovën (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration