Fondi do të mbajë Kuvend kushtuar ndërtimit të 100 shtëpive në Luginë
Lokale

Fondi do të mbajë Kuvend kushtuar ndërtimit të 100 shtëpive në Luginë

24.Mar.2014 20:00
0
Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (FHKL) për Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, me seli në Zvicër, do të mbajë Kuvendin e vet të punës, të shtatin me radhë. Në këtë Kuvend temë kryesore e diskutimit do të jetë aktiviteti i kryesisë rreth aksionit „të ndërtojmë, të shpëtojmë, të parandalojmë“. “Qëllimi i mbajtjes së këtij Kuvendi është ndërtimi i 100 shtëpive për shqiptarët në Luginë të Preshevës të cilët kanë nevojë për këtë ndihmë, për të cilën edhe një numër prej jush kanë dhënë kontribut të konsiderueshëm”, thuhet në njoftimin e FHKL-së, transmeton Titulli. Në këtë mbledhje që do të mbahet më 30 mars në Zollikon të Cyrihut me fillim në orën 14h, do të diskutohet edhe për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të fondit, plotësimi i Kryesisë me anëtarë të rinj, formimi i Këshillit mbikëqyrës dhe pika të tjera. Andaj, Kryesia e Fondit fton për pjesëmarrje në këtë Kuvend duke pritur që edhe ju aktivisht të jepni kontributin tuaj si për të tashmen, ashtu edhe për të ardhshmen e këtij Fondi, thuhet ndër të tjera në njoftim./Titulli.com/ Adresa e mbajtjes së Kuvendit: Gemeindesaal, Rotfluhstrasse 96, 8702 ZOLLIKON-ZH -Me respektin dhe kënaqësinë më të madhe ju mirëpresim- FHKL.
“Kondiva” e Bujanocit në grevë të përgjithshme
“Shqiptarët e Luginës problemet t’i zgjidhin brenda institucioneve të Serbisë”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration