“Kondiva” e Bujanocit në grevë të përgjithshme
Lokale

“Kondiva” e Bujanocit në grevë të përgjithshme

24.Mar.2014 20:57
0
Punëtorët e fabrikës për prodhimin e ëmbëlsirave “Kondiva” në fshatin Zhbevc të komunës së Bujanocit nga dita e sotme kanë hyrë në grevë të përgjithshme. Rreth 70 punëtor në pozitat e prodhimit, mirëmbajtjes elektrike si dhe të depove nuk kanë filluar prodhimin për shkak të mos pagesës së pesë pagave të kaluara si dhe mos vërtetimit të librezave shëndetësore. “Punëtorët janë në një situatë të vështirë për të cilën fajtorë është kryesisht udhëheqësia e fabrikës. Fabrika për prodhimin e ëmbëlsirave “Kondiva” e cila posedon pajisjet më të avancuara për prodhimin e çokolatave, biskotave dhe sheqerkave, është fabrika e cila këtë vit në festivalin e ‘hajnave’ ka fituar pronarë të rinj nga Kroacia. Sipas mënyrës së vjetër të testuar më parë përmes shitjes së produkteve nën kosto, industria e ëmbëlsirave “Kondiva” ka fituar ‘shpëtimtarët’ Kroatë të cilët nuk i kanë paguar punëtorëve fitimet e shtatorit nga viti i kaluar. Kështu që neve na kanë borxh të ardhurat edhe të muajit tetor, nëntor, dhjetor të vitit të kaluar si dhe janarit dhe shkurtit të këtij viti”, ka thënë për mediat e Vranjës, kryetarja i Këshillit të grevistëve në “Kondivë” Biljana Stefanoviq.

Fabrika Kondiva

Ajo ka thënë se këshilli i grevistëve gjatë ditës do të zhvillojë një takim me udhëheqësinë e “Simpos” në përbërjen e së cilës është “Kondiva”. Siç është shprehur kryetarja e grevistëve, punëtorët me asnjë kusht nuk do të ndalen nga kërkesat e tyre, ndërsa ato janë pagesa e shpejt e pagave të mbetura dhe vërtetimi i librezave shëndetësore për të gjithë punëtorët e fabrikës. Për momentin greva po zhvillohet vetëm në hapësirat prodhuese të fabrikës, ndërsa siç paralajmërojnë  nga Këshilli grevistëve, nëse problemet nuk zgjidhen, të punësuarit do ta radikalizojnë grevën duke dal edhe në rrugë. Përndryshe, fabrika për prodhimin e ëmbëlsirave “Kondiva” në fshatin Zhbevc numëron gjithsejtë 80 punëtor. Kjo fabrikë së bashku me “Simpon” e cila prodhon orendi të ndryshme shtëpiake, në përbërje të saj numëron një numër të vogël punëtorësh shqiptar, të cilët numërohen me gishta./Titulli.com/
KRZ shpall rezultatet përfundimtare, PVD me dy deputet në parlament
Fondi do të mbajë Kuvend kushtuar ndërtimit të 100 shtëpive në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration