Lokale
Flutra Aliu nga Bujanoci, dokumenton me fotografi përditshmërinë në Luginë
Përditshmëria në Durrës, Elbasan e Luginë të Preshevës, është dokumentuar nëpërmjet fotografisë. Të përmbledhura në një vend, ato janë ekspozuar në një galeri të improvizuar në sallën e një hoteli luksoz në kryeqytet.
Mesazhi përthekohet qartë: thyerja e mureve dhe loja me këtë kapërthehet në titullin “Thej-mure”. Prej aty “thyerja” do të vazhdojë rrugëtimin nëpër qytete të tjera shqiptare, në Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri e Luginën e Preshevës, shkruan kohanet.
Por në udhëtimet e radhës do të marrë me vete edhe krijues nga Kosova. E gjitha është bërë me misionin që të integrojnë në një grup artistë nga të gjitha trevat shqiptare.
E prej aty ekspozita me protagoniste fotografet Flutra Aliu nga Bujanoci e Brilanta Kadillari nga Tirana, do të udhëtojë edhe nëpër qendra të mëdha evropiane. Ceremoninë e hapjes së ekspozitës “Thej-mure” të hënën mbrëma në Prishtinë, e ka shoqëruar edhe shfaqja e dy filmave të shkurtër.
“Zakonisht” i regjisorit preshevar, Kastriot Saqipi, dhe “Cigarja e fundit” e tiranasit Gledis Bica, janë filmat që u shfaqën.“Thej-mure” sipas organizatorëve është një lëvizje që ka rrugëtuar nga Tirana në Prishtinë, për t’iu ofruar artistëve nga Kosova mundësinë që t’i bashkohen udhëtimit.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!