Fillon regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë
Lokale

Fillon regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë

01.Apr.2014 11:19
0
Zyrtarisht sot ka filluar regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë, ndërsa sipas të dhënave të Institutit Republikan të Statistikave të Serbisë për herë të parë në bankat shkollore do të ulen 68.500. Ky numër është më i vogël për 2.500 në krahasim me vitin e kaluar. Sipas fjalëve të ndihmës ministrit të arsimit Ljubisa Antonijeviq, klasën e parë e fillojnë nxënësit e lindur nga 1 marsi i vitit 2007 deri në fund të shkurtit të vitit 2008. Regjistrimi do të zgjasë deri në fund të majit, respektivisht deri në fillim të vitit të ri shkollor, posaçërisht për prindërit, fëmijët e të cilëve nuk janë regjistruar për shkak të ndërrimit të vendbanimit, apo ata fëmijë që vijnë nga kategoritë e grupeve të ndjeshme dhe nuk kanë vendqëndrim të përhershëm, ka thënë Antonijeviq për Tanjug. Risi është se prindërit apo kujdestarët e fëmijëve mund të aprovojnë pezullimin e regjistrimit të fëmijës në klasën e parë, nëse fëmija, për shembull, për shkak të zhvillimeve psikofizike nuk është gati për shkollë, është shprehur Antonijeviq, transmeton Titulli. Prindërit në këtë  rast duhet të marrë mendimin e komisionit në të cilin janë pedagogët, psikologë, pediatri, si dhe të merret mendimi i komisionit intern. Në klasë të parë regjistrohen të gjithë fëmijët  të cilët kanë më së paku 6.5 deri më së shumti 7.5 vjet. Nga dokumentet nevojitet certifikata e lindjes, vërtetimi mbi vendbanimin, dëshmia mbi kontrollin mjekësor të fëmijës si dhe vërtetimi se fëmija ka ndjekur programin parashkollor./Titulli.com/
Beqiri takohet me Korhecz, diskutohet ligji për këshillat kombëtare
Bujanoci e Presheva stimulohen për prodhimin e duhanit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration