Lokale
Bujanoci e Presheva stimulohen për prodhimin e duhanit
Pas komunës së Bujanocit edhe në Preshevë është hapur zyrë informuese e cila do të tuboj të gjithë prodhuesit vendor të duhanit. Kjo zyrë gjithashtu do të shërbej për sugjerime informacione por edhe për shqyrtimin e kërkesave të prodhuesve, raporton tvp.
Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka kërkuar nga kompania “Filip Morris” që të gjen mundësin e hapjes së fabrikës duhanit e cila do të ishte në interes të përbashkët.
Mustafa ka thënë se kjo zyrë do të jetë një mundësi më e mire për bujqit kur dihet se Presheva njihet për kultivimin e duhanit kualitativë.
[caption id="attachment_87528" align="aligncenter" width="640"] Objekti i Ndërmarrjes për prodhimin dhe përpunimin e duhanit në Preshevë[/caption]
“Kërkoj që kompania Filip Moris të shfrytëzoj mundësinë në agjensionin për privatizim për marrjen e fabrikës së Monopolit e cila do të ndikonte në interesin e përbashkët”, ka thënë Mustafa.
Shoqata e qytetarëve „Çelësi i gjelbër“ nga Nishi me kompanin „Filip Morris“ realizon projektin krijimin e mekanizmave për mbështetje prodhuesve të duhanit në komunën e Bujanocit dhe Preshevës.
Selim Salihu nga fshati Tërnoc ishte fitues i gjethit të artë të duhanit, për vitin 2012 në Panairin ndërkombëtarë të bujqësisë në Novi Sad./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!