Lokale
Fillojnë punimet në kufirin e Konçulit për IBM-në
[caption id="attachment_46261" align="alignleft" width="290"] Foto arkiv[/caption]
Pala kosovare ka filluar punimet në pjesën e saj për rregullimin e kufirit për IMB në pikën kufitare Dheu i Bardhë-Konçul.
Siç raporton Titulli, pala kosovare punimet i ka filluar në orët e vona të pasdites së sotme dhe janë duke vazhduar në pjesën e Kosovës.
Burimi i mediumit tonë ka njoftuar se punimet e filluara me ekskavator kanë të bëjnë më shtrirjen e rrjetit të energjisë elektrike dhe ujit deri në pikën e re kontrolluese.
Ndërsa në pjesën serbe të kufirit deri në këtë moment nuk ka asnjë makineri që punon në përgatitjen e infrastrukturore për të zbatuar Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.
Shefi i administratës policore në Vranjë, Sllagjan Vellinoviq ka thënë se do të ketë vonesa në këtë pikë kufitare në zbatimin e IBM-së nga pala serbe.
“Fillimi i punës me sistemin e integruar të menaxhimit në Konçul do të shtyhet për një kohë për shkak që në një gjatësi prej 2.850 metra nuk janë përfunduar të gjitha punimet për sjelljen e energjisë elektrike, ujit dhe vendosjes së kabllos optike”, ka nënvizuar Vellinoviq.
Vlen theksuar se në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Merdarë nga 10 dhjetori ka filluar zbatimi i marrëveshjes për Menaxhim të Integruar të Kufirit, ndërsa zbatimi i kësaj marrëveshje për dy pikat tjera në Brnjak dhe Konçul është paraparë të fillojë më 31 dhjetor të këtij viti./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!