Borxhi ndaj pensionistëve të Kosovës me miliarda dinarë
Lokale

Borxhi ndaj pensionistëve të Kosovës me miliarda dinarë

14.Dec.2012 09:00
0
Avokati i Popullit në Serbi Sasha Jankoviq ka deklaruar në forumin e mbajtur në Bujanoc se Serbia i ka borxh pensionistëve të Kosovës nga dy deri në pesë miliardë dinarë. Këto pensione nuk janë dhënë që nga viti 1998. Jankoviq ka thënë se nuk ekziston asnjë akt ligjorë rreth ndërprerjes së dhënies së pensioneve për qytetarët që kanë punuar në ndërmarrjet në Kosovë, por ky vendim është marrë nga ndonjë grup politikë, raporton Titulli. “Qytetarët kanë ngritur padi dhe këto procese në gjykatat tona kanë zgjatur më shumë se dhjetë vite dhe në fund gjithçka ka përfunduar në Gjykatën e Strasburgut i cili ka sjell vendim se këto pensione duhet të paguhen”, ka thënë Jankoviq. Ai gjatë tryezës së rrumbullakët në Bujanoc ku është folur për marrëdhëniet e mediave dhe Avokatit të Popullit ka thënë se Qeverisë së Serbisë i ka rekomanduar që të formojë një plan veprimi për të bërë pagesën e këtyre borxheve ndaj mijëra qytetarëve./Titulli.com/ [caption id="attachment_45803" align="aligncenter" width="576"] Tryeza e mbajtur në Bujanoc nga Avokati i Popullit, Sasha Jankoviq[/caption]
Fillojnë punimet në kufirin e Konçulit për IBM-në
Arifi merr titullin doktor (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration