Lokale
40 vjet burg për vrasësin e fëmijës në Miratoc
Autoritetet gjyqësore serbe kanë shqiptuar dënimin prej 40 viteve për Refik. Z (26 vjeç) nga fshati Miratoc i Preshevës për vrasjen para dy viteve të fëmijës gjashtë vjeçar Nijazi Ibrahimi.
Vrasja ka ndodhur para dy viteve në afërsi të shtëpisë së fëmijës viktimë, kur vrasësi tashmë i dënuar kishte mashtruar 6 vjeçarin duke e dërguar në një fermë dhe duke e masakruar.
Pas kryerjes së vrasjes, vrasësi ka mbuluar ate me një qese dhe me një derë sipër. Ai menjëherë ka ikur në shtëpinë e tij, duke u ndjerë në gjendje normale, transmeton INA.
Vrasja makabre ka shqetësuar atëkohë banorët e Luginës së Preshevës, ndërsa vrasësi bëhet e ditur se ka pasur probleme mendore./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!