FHKL të shtunën në Preshevë shpalos të arriturat dhe planet për vitin 2015
Lokale

FHKL të shtunën në Preshevë shpalos të arriturat dhe planet për vitin 2015

24.Dec.2014 12:17
0
Fondi Humanitar i Kosovës Lindore për Preshevë,Bujanoc e Medvegjë, me seli në Zvicër të shtunën mban konferencë për gazetar ku do të shpalosen projektet e realizuara gjatë vitit 2014 dhe planet për vitin 2015.

Sipas udhëheqësve të këtij fondi takimi me gazetar do të zhvillohet në sallën e konferencave të objektit të komunës së Preshevë duke filluar në orën 12.

Gjatë vitit 2014 Fondi Humanitar i Kosovës lindore për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë ka vazhduar me aksionin për ndërtimin e 100 shtëpive me moton "Të ndërtojmë, të shpëtojmë, të parandalojmë“, me qëllimin kryesor, - frenimin e shpërnguljeve nga trojet tona etnike shqiptare.

Kjo organizatë që po ndihmon në zbutjen e problemeve sociale e ekonomike në Luginë përmes kumtesave për opinion ka njoftuar se ky viti po përfundon me ndërtimin e 32 shtëpive./Titulli.com/

Dy lagje shqiptare në Medvegjë me ura të reja (Foto)
Ambasadori Kosovës Valdet Sadiku takon deputetin Shaip Kamberi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration