Felix Baumgartner do të vizitojë Bujanocin dhe Kosovën
Lokale

Felix Baumgartner do të vizitojë Bujanocin dhe Kosovën

30.Mar.2014 20:28
0
Në fillim të muajit prill, shefi i zyrës për Integrim të kantonit St. Galen dhe Qytetit Wil, zvicerani Felix Baumgartner, do të vizitojë Bujanocin e Preshevën dhe disa vendbanime shqiptare në këtë rajon. Felix Baumgarner në këtë vizitë do të jetë me regjisorin e kantonit St.Gallen, kordinator i Qendrës Kinematografike dhe Kulturore komunale Valton Jakupin nga Tërnoci, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, që njëherit është edhe bashkprojektues i projekteve kulturore për Integrim në këtë Kanton. [caption id="attachment_114110" align="alignleft" width="240"]Shefi i zyrës për Integrim të Kantonit St. Galen dhe Qytetit Wil, Felix Baumgartner Shefi i zyrës për Integrim të Kantonit St. Galen dhe Qytetit Wil,Felix Baumgartner[/caption] “Qëllimi i kësaj vizite është njohja më e mirë e vendeve me banim të shqiptarëve, ku një numër i madh jetojnë edhe në kantonin St. Gallen. Në kuadër të kësaj vizite shefi i zyrës për Integrim te kantonit St. Gallen Felix Baumgartner dhe regjisori Valton Jakupi do të kenë takime edhe me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin, deputetin popullore shqiptar në Parlamentin e Republikës së Serbisë Shaip Kamberin si dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqirin”, thuhet në njoftimin e arritur nga Zvicra në redaksinë e Portalit Informativ Titulli. Gjatë këtij qëndrimi në Luginë mysafirët do ta vizitojnë edhe shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc dhe gjimnazin e Preshevës. Vizita e këtyre dy përfaqësuesve Kantonal për Integrim dhe Kultur në Zvicër do të vazhdoj edhe në disa qytete të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të zi ku do të takohen me përfaqësues politik si dhe përfaqësues për Integrim dhe Kulturë. Felix Baumgartner është njëherit edhe producenti kryesor i filmit dokumentar me titull “Cili je Ti”, në regji të regjisorit Valton Jakupi ku në këtë film flitet mbi shqiptarët në Zvicër. Premiera e filmit, i cili është realizuar me ndihmën e organeve Kantonale SG dhe të qytetit Wil, do të mbahet në muajin maj të këtij viti, raporton Titulli. Filmi është i realizuar në gjuhën Gjermane dhe është i titruar në gjuhën Shqipe. Vizitës së paralajmëruar do t’i bashkohet edhe aktori Blerim Abazi, njëherit pjesmarrës-aktorë në filmin e ri “Cili je Ti”. Felix Baumgartner dhe regjisori Valton Jakupi, kanë filluar disa pilot projekte kantonale për shqiptarët në këtë kantonë, ku vlen te theksohet aftësia e mësimit të gjuhes shqipe për fëmijët parashkollorë, takime mes shqiptarëve dhe organeve kantonale që mbahet një herë në vitë dhe shumë projekte të tjera për shqiptarët në këtë kanton./Titulli.com/
Këshilla dhe drejtorë të paligjshëm në shkollat e Bujanocit
Bujanoci në përkrahje të kryeministrit të Turqisë, Rexhep Taip Erdoan (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration