Fejzullahu: Aksioni “Bujanoci Solidarë” vazhdon edhe sot deri ora 16:00
Lugina

Fejzullahu: Aksioni “Bujanoci Solidarë” vazhdon edhe sot deri ora 16:00

29.Nov.2019 13:24
0

Zyra për të Rinj në Bujanovc vazhdon aksionin për grumbullimin e ndihmave për të i dalë në ndihmë qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti në Shqipëri.  Në zyrën e të rinjve në Bujanoc e cila gjendet në qendër të qytetit tani qytetarët mund të dërgojnë edhe sot ndihmat.

 Kjo iniciativë është organizuar nga komuna e Bujanocit në bashkëpunim me Zyrën e të Rinjve dhe në ndihmë i ka dalur edhe organizata joqeveritare Beyond nga Bujanoci. Koordinatori i Zyrës, Shuajb Fejzullahu deklaroi se edhe sot deri në ora 16:00 do të grumbullojmë ndihmat në mënyrë që nesër në mëngjes do ti nisim për Durrës shkruan Titulli.com.

 “Aksionin të cilin e kemi filluar ditë më parë vazhdon edhe sot deri ora 16:00, pra qytetarët e Luginës së Preshevës mund të sjellin ndihma ushqimore apo edhe batanije në Zyrën për të Rinj në Bujanoc. Ne pas grumbullimit dhe sigurimit të transportit nesër në orët e para të mëngjesit do të i nisim për Shqipëri të gjitha gjërat e grumbulluar. Ne po ashtu kemi dërguar vetëm se kombi me ndihma sa ishin mbledhur deri më tani”, tha Fejzullahu.

 Ai ndër të tjera falënderon qytetarët të cilët kontribuuan me ndihma pranë zyrës për të rinj në Bujanoc për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri shkruan Titulli.com.

 “Ajo që është e rëndësishme, është se  qytetarët iu janë përgjigjur ftesës për ndihma, dhe për këtë gjë i falënderojmë”, tha Fejzullahu.

Situata në Spitalin e Durrësit dhe të Traumës, shkon në 900 numri i të lënduarve
Salihu: Mjetet e mbledhura nga LR-ja akt për të na bashkuar në aksione solidare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration