Lokale
Fakulteti ekonomik organizon përgatitje për provim pranues
Fakulteti Ekonomik i Suboticës, dega në Bujanoc organizon përgatitjen për provim pranues për gjeneratën e vitit akademik 2014/2015.
Përgatitjet do të mbahen në hapësirat e këtij fakulteti në Bujanoc më datën 11 dhe 12 prill andaj ftohen të interesuarit të marrin pjesë në këtë proces.
Sipas njoftimit të zyrës së këtij fakulteti në Bujanoc, studentët mundë të regjistrohen në drejtimin-Marketing ku 69 prej të regjistruarve do të financohen nga buxheti.
Fakulteti Ekonomik i Suboticës, dega në Bujanoc është hapur në vitin 2011 dhe deri më tani vijojnë studimet 261 studentë të vendeve të ndryshme./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!