Lokale
Fondi Humanitar mbanë Kuvendin, merr pjesë edhe Konsulli i Republikës së Kosovës (foto)
Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (FHKL), Preshevë, Bujanoc e Medvegjë mbajti Kuvendin e punës të VII-in me radhë, në Zollikon të Zürich-ut në Zvicër.
Në këtë Kuvend pjesëmarrja ishte në një numër të konsiderueshëm të bashkatdhetarëve, anëtarëve të rregullt, mysafir nga Austria po ashtu veprimtar të dalluar nëpër shoqata të ndryshme atje, si edhe afarist e përfaqësues të strukturave te organizuara ne Zvicër.
Siç njofton përmes një kumtese Kryesia e FHKL-së, kryetari i këtij fondi Xhelal Memeti pasi ka përshëndetur Kuvendin ka formuar komisionin e punës.
Ai përmes një njoftoi masën për punën e kësaj Kryesie prej Kuvendit të fundit e deri më sot.
Kureshtje të veçantë edhe siç pritej kishte për projektin tashmë të pagëzuar, “të ndërtojmë, të shpëtojmë, të parandalojmë.
“Konsulli në Zürich z. Salih Sefa po ashtu ju drejtua masës me fjalë miradije për punën që po e bën FHKL-ja,fjalimet edhe më të zjarrta ishin ato të kryetarit LDK-së për Zvicër z.Haki Latifi e të z.Ajet Avdyli kryetar i shoqatës “Faruk Begolli” në Solothurn”, thuhet në kumtesën e FHKL-së që transmeton portali informativ Titulli.
Sekretariati i këtij Fondi për Kuvendin në fjalë kishte përgatitur edhe disa ndryshime statutore ku edhe u miratuan njëzëri nga Kuvendi.
“Plotësimi i anëtarëve jo aktiv po ashtu shkoi më së miri pasi kishte vullnetar që u shprehën të gatshëm ti bashkohen misionit të shenjt. Urimet e shumta për punën e bërë, misionin e shenjt e kombëtar, shpresën e ndezur në popullatën e atjeshme se ekziston një Fond Humanitar që i ka dhënë vetes për detyrë të përkujdeset për ta, vazhduan edhe më edhe pse kryetari e kishte shpallur kuvendin të mbyllur”, thuhet në këtë kumtese të lëshuar pas mbledhjes së mbajtur më 30 mars në Zvicër./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!