Dy libra të rinj për shqiptarët e Luginës, promovimi në Bujanoc
Lokale

Dy libra të rinj për shqiptarët e Luginës, promovimi në Bujanoc

26.Dec.2014 13:57
0

Të shtunën me fillim në orën 12.00 në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, do të bëhet promovimi i dy librave të autorit Nexhat Sadullahut, arsimtarit dhe poetit të lindur në fshatin Turi të Bujanocit, i cili prej vitesh jeton në Fushë Kosovë.

Dy librat që do të promovohen janë: “Gjenealogjia e Gashëve nga Tërnoci, Turia dhe Samolica” dhe poemën satirike me titull “Xhema i abës Ajshe”.

Në këtë promovim siapas organiozatorëve janë ftuar shkrimtar, poet, intelektual, përfaqësues politik të Komunës së Bujanocit, drejtor dhe qytetarë të fisit Gash, si nga Tërrnoci, Turia, njëashtu edhe nga Samolica, raporton Titulli.com.

Sipas autorit Nexhat Sadullahu, libri “Gjenealogjia e Gashëve nga Tërnoci, Turia dhe Samolica” është interes për shkencën dhe historinë, por edhe njohuri e duhur që bashkëvendësit të njihen me të kaluarën dhe rrjedhat e veta gjenealogjike.

Bashkangjitur me këtë libër është edhe i vizatuar trungu familjar i fisit Gash prej se kanë ardhur në fshatin Tërnoc, në fund të shekullit XVII e deri më sot. /Titulli.com/

Pushteti pa identitet
Rama: Lugina me politikanë të prapambetur...!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration