Liderët do të negociojnë për kthimin e lapidarit të UÇPMB-së
Lokale

Liderët do të negociojnë për kthimin e lapidarit të UÇPMB-së

22.Jan.2013 20:02
0
(i plotësuar 23:15) Ka përfunduar takimi mes përfaqësuesve shqiptar të Luginës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) Në takimin që përfundoi rreth orës 22:30, u bisedua për çështjen e lapidarit dhe situatën e sigurisë në përgjithësi, ndërsa burimi ynë thotë se u propozua formimi i një delegacioni i cili me ndërmjetësimin e OSBE-së do të negociojë kthimin e lapidarit të UÇPMB-së si dhe çështjet tjera me interes për shqiptarët e Luginës. “Komuna e Preshevës tani duhet që Beogradit t’i bëjë një kërkesë për kthimin e lapidarit në Preshevë, por në një lokacion tjetër, jo para objektit të komunës”, u shpreh burimi ynë. Ai tha se tani gjërat kanë ndryshuar. “Nëse Beogradit nuk i pëlqen ai lokacioni i propozuar nga Presheva, atëherë ata do të japin propozimet e veta dhe kështu Komuna e Preshevës së bashku me grupin e formuar duhet t’i shqyrtojë ato”. Në takimin e sotëm me përfaqësuesit e OSBE-së morën pjesë deputeti Riza Halimi, kryetarët e komunave Preshevë dhe Bujanoc, Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri, kryetarët e subjekteve politike, Jonuz Muliu, Rahmi Zylfiu dhe Skënder Destani. Vlen theksuar se deri më tani për zgjidhjen e problemit të lapidarit dhe të drejtave të shqiptarëve në Luginë, janë angazhuar ambasadat e huaja, kurse një angazhim më të madhe e kishte OSBE./Titulli.com/ ******************************************************************************************************************************* Larg syrit të publikut në këto momente po zhvillohet takim në mes të spektrit politik të Luginës dhe përfaqësuesve të OSBE-së Takimi ka filluar rreth orës 19h nën organizimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), ndërsa në te janë duke marrë pjesë të gjithë pjesëtarët e grupit të unitetit. Sipas burimit të Titullit takimi është duke u mbajtur në Bujanoc, në  restorant Rozafa. Temë e takimit do të jetë situate e krijuar pas heqjes së pllakës përkujtimore me 28 emrat e dëshmorëve në Preshevë dhe gjetja e një zgjidhje. Para se të hiqej lapidari në Preshevë, OSBE ishte gati arritjes së një marrëveshje të pranueshme si për liderët shqiptar njëashtu edhe për Qeverinë në Beogradit, mirëpo heqja e lapidarit nga xhandarmëria pezulloi bisedimet që po zhvilloheshin./Titulli.com/
“Trazohet” KDNJ e Preshevës, nuk njeh liderët shqiptarë në Luginë?
"Duhet një zgjidhje gjithëpërfshirëse për Luginën"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration