Doni sheshin e rinovuar e rrugët me gropa, apo anasjelltas? (foto)
Lokale

Doni sheshin e rinovuar e rrugët me gropa, apo anasjelltas? (foto)

01.May.2014 17:30
0
Në komunë të Bujanocit është nisur iniciativa, edhe pse jo haptas, për rinovimin e sheshit Karagjorgje Petroviq në këtë qytet. Kjo iniciativë do të përmirësojë pamjen e sheshit të Bujanocit, mirëpo për kosto nga ana tjetër ka pezullimin e investimeve në infrastrukturën rrugore të kësaj komune. [caption id="attachment_118364" align="aligncenter" width="640"]Sheshi Karagjorgje Petroviq, Bujanoc Sheshi Karagjorgje Petroviq, Bujanoc[/caption] Edhe pse ky informacion del për herë të parë në publikë, portali informativ Titulli nga burimet e veta ka arrit të mësojë se ky është plani i komunës së Bujanocit me ndërmarrjen publike Drejtoratin për Ndërtim. Të rinovohet sheshi, ndërsa infrastruktura rrugore që është dëmtuar për shkak të punimeve,  e në disa raste nuk është nisur fare,  të mbetet edhe për një kohë në atë gjendje të dëmtuar, siç jemi mësuar ti shohim tash e disa muaj. [caption id="attachment_118366" align="aligncenter" width="640"]Bujanoc, rruget e hapura per punime dytesore dhe te lena pa asfaltuar Bujanoc, rruget e hapura per punime dytesore dhe te lena pa asfaltuar[/caption] Në mesin e rrugëve që është dashur të jetë qysh vitin e kaluar e asfaltuar, është edhe ajo me rreth tre kilometra, në drejtim të fshatit Mal Tërnoc. Rruga në fjalë ishte e gatshme  për asfaltim, mirëpo tani pas të reshurave pjesë të saj sërish duhen të rrafshohen e shtrohen me zhavorr para se të hidhet asfalti mbi te. Mos përfundimi me kohë i punëve në terren, përveç rritjes së kostos së investimeve po vështirëson edhe jetën e banorëve. [caption id="attachment_118367" align="aligncenter" width="640"]Bujanoc, rruget e hapura per punime dytesore dhe te lena pa asfaltuar Bujanoc, rruget e hapura per punime dytesore dhe te lena pa asfaltuar[/caption] Raste të tilla ku është dëmtuar asfalti për punimet tjera, si instalim të gypave për ujëra të zeza si dhe ujësjellësit, ka në rrugë të ndryshme në vet qytetin e Bujanocit. Pas këtyre punimeve, siç tregojnë edhe vet fotografitë, këto rrugë nuk janë asfaltuar sërish. Tani kur kemi edhe idenë që të rinovohet sheshi Karagjorgje Petroviq i cili do të kushtojë me miliona dinarë, të zbehta do të jenë investimet në asfaltimin e rrugëve në këtë komunë.   [caption id="attachment_118370" align="aligncenter" width="640"]Bujanoc, rruget e hapura per punime dytesore dhe te lena pa asfaltuar Bujanoc, rruget e hapura per punime dytesore dhe te lena pa asfaltuar[/caption] Vlen theksuar se edhe pushteti i kaluar kishte bërë komplet projekt dokumentacionin nga shtëpia projektuese “Butrinti”. Vlera e paraparë në atë kohë për rinovimin e sheshit ishte mbi 90 milionë dinarë. Kjo vlerë nëse krahasohet me koston e rrugës së Breznicës do të kapte rreth 80 për qind të vlerës së saj. [caption id="attachment_118368" align="aligncenter" width="640"]Bujanoc, rruga teresisht e paasfaltuar Bujanoc, rruga teresisht e paasfaltuar[/caption] Lidhur me këtë plan të administratës dhe Drejtoratit për Ndërtim që investimet të orientohen në shesh e të pezullohen për investimet në infrastrukturën rrugore në Bujanoc, portali informativ Titulli ka hapur sondazhin ku qytetarët mund të japin mendimin e tyre duke votuar në anën e djathtë të ballinës së portalit Titulli.com.
Arifi i pakënaqur me ndihmën e Shqipërisë e Kosovës kundrejt Luginës
KDNJ: Mos i shkelni të drejtat e punëtorëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration