Doli nga shtypi libri i ri "Pikojnë fjalët" të shkrimtarit preshevar, Bilall Maliqi
Shkrimtari nga Presheva Bilall Maliqi ka njoftuar se këto ditë ka dal në dritë libri më i ri i tij me aforizma, të cilin e ka titulluar "Pikojnë fjalët".Librin “Pikojnë fjalët” e ka edituar Shtëpia botuese “Atunis” Prishtinë 2016.
Me këtë rast shkrimtari Maliqi e falënderon redaktorin e librit, shkrimtarin dhe publicistin Sejdi Berisha dhe lektorin Xhemaludin Rexhepi, por edhe shtëpinë botuese të cilët kanë kontribuuar që ky libër nga tani e tutje të jetë në dispozicion të lexuesve shqiptarë, shkruan DritarjaOnline.
Autori i këtij libri është kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” nga Presheva. Ai deri më tani ka botuar një numër të madh të librave me poezi dhe prozë.
“Drithërimë”, “Sheshi i Fjalëve”, “Rrugët e shikimit”, “Nën strehën e kujtimeve”, janë vetëm disa nga titujt e botuar të shkrimtarit Bilall Maliqi.