Diskutohet ndihmesa për IPA projektet e Bujanocit
Një delegacioni nga Universitetti i Evropës Juglindore në Tetovë, i përbërë nga profesorët Jonuz Abdullahu, Memet Memeti dhe Agron Rrustemi, qëndruan për vizitë pune në Bujanoc."Përveç promovimit, gjatë takimit me kryetarin Kamberi, u dakordua edhe thellimi i bashkëpunimit në mes të komunës së Bujanocit dhe UEJL-së në aspektin e asistimit për shkruarjen e IPA projekteve dhe krijimit të mundësisë për praktikë profesionale për studentët e Bujanocit që studiojnë në këtë Universitet", thuhet në njoftimin e komunës së Bujanocit.
Këta ishin pritur nga kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe përfaqësuesit tjerë të administratës komunale./Titulli.com/