Mediat angleze: Rusia do të vendosë raketa bërthamore në Preshevë të Serbisë
Lokale

Mediat angleze: Rusia do të vendosë raketa bërthamore në Preshevë të Serbisë

30.Mar.2018 22:42
0
Moska ka rënë dakord për të sjellë në Ballkanin verior raketa me mbushje bërthamore, në Serbi, pikërisht në Luginën e Preshevës vendi ku do të vendosen raketat e famshme, gjithmonë mollë sherri mes SHBA-ve dhe Rusisë.

Baza e re që tashmë dihet se do të ndërtohet në Serbi do të pajiset edhe me raketa me rreze të mesme veprimi. Një lëvizje taktike e Rusisë për të mbajtur nën kontroll amerikanët që kanë bazat e tyre në Poloni dhe kontrolluar Ballkanin e vende si Greqia, Italia dhe Austria, Shqipëria dhe Kosova raporton Titulli.com.

Britanikja “Daily Star” ka zbuluar një fakt të tillë, teksa ka pohuar se kryeministri serb e ka hedhur në tavolinën e bisedimeve këtë opsion. Sipas deklaratave zyrtare, ministri i Jashtëm serb, gjithashtu njoftoi dje se Vladimir Putin se do të rrisë fuqinë ushtarake të vendit, pas kërkesës në fjalë.

“Ne i kemi kërkuar palës ruse të transferojë raketa bërthamore dhe disa lloje të tjera pajisjesh ushtarake këtu në Serbi”, tha ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

Mesa duket Rusia po mendon që sistemet bërthamore raketore “C-400” të vendosen në Serbi, shkruan gazeta britanike. “Daily Star” gjithashtu thekson se NATO-ja u alarmua, pasi Putin zhvendosi raketat bërthamore në Kaliningrad, një territor mes Polonisë dhe Lituanisë. Ky veprim i vuri raketa bërthamore shumë pranë Berlinit. Ndërkaq Rusia i ka falur edhe 4 avionë MIG-29 Serbisë.

Diskutohet ndihmesa për IPA projektet e Bujanocit
Klinika moderne në Zvicër e Dr. Orhan Musliu nga Presheva
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration