Këshilli Kombëtar Shqiptar me kërkesë edhe ndaj NATO-së për sigurinë në Luginë
Lokale

Këshilli Kombëtar Shqiptar me kërkesë edhe ndaj NATO-së për sigurinë në Luginë

29.Mar.2018 16:00
0
Këshilli Kombëtar Shqiptar përmes një kumtese për media ka vlerësuar gjendjen e tanishme në Luginë ët Preshevës.

KUMTESË 

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) me shqetësim dhe kujdese është duke përcjellë situatën e sigurisë në Luginën e Preshevës dhe në rajon.

Gjatë ditës së djeshme shumë banorë të Preshevës u alarmuan nga prania e avionëve luftarakë të Serbisë, të cilët zgjodhën që të fluturonin mbi kokat e banorëve të kësaj zone e përqark hapësirës kufitare me Kosovën.

“Që nga relaksimi i Zonës Ajrore të Sigurisë ky është fluturimi i pazakontë në lartësi tejet të ulëta e që KKSH e cilëson si provokim për tensionim të gjendjes në Luginën e Preshevës dhe shpreh shqetësimet për një hakmarrje të mundshme pas ngjarjeve në veriun e Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e KKSH-së. 

Gjithashtu, ditë më parë është ndaluar nga policia kryetari i shoqatës së shkrimtarëve “Fenix”, Biladh Maliqi për disa orë në Mutivodë të Medvegjës, ndërkaq po në Medvegjë nuk u lejua mbajtja e shfaqjes për fëmijë “Skënderbeu” nga Teatri i Qendrës Kulturore të Lezhës. Këto ngjarje përbëjnë shqetësime të një pas njëshme që kanë për qëllim ngritjen e tensioneve ndër etnike.

Po ashtu, KKSH ka ngritur shqetësimet për militarizimin e panevojshëm dhe shtimin e forcave policore-ushtarake për të mbajtur Luginën e Preshevës në një gjendje të jashtëzakonshme pa nevojë.

“Shqiptarët e Luginës janë të interesuar të zgjidhin problemet jetike në Luginën e Preshevës dhe realizojnë të drejtat e tyre individuale dhe kolektive e kombëtare të cilat janë parapara me konventat ndërkombëtare dhe dokumentet fundamentale.

Megjithatë, KKSH kërkon nga NATO, përkatësisht nga KFOR-i të rishqyrtoj Marrëveshjen për procedurat e përkohshme operative për relaksimin Zonës Ajrore të Sigurisë 25 kilometrash në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë të vitit 2015 të nënshkruar nga përfaqësuesit e KFOR-it dhe Ushtrisë Serbe.

Zona Ajrore e Sigurisë ishte përcaktuar nga Marrëveshja Ushtarake-Teknike e njohur si “Marrëveshja e Kumanovës” e nënshkruar në Qershorin e vitin 1999 mes përfaqësuesve të NATO-s dhe Ushtrisë së Jugosllavisë së atëhershme.

Andaj, KKSH fton të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës për qetësi dhe gjakftohtësi dhe mos të bien pre e ngritjeve të tensioneve dhe abuzimit me të drejtat e tyre. Njashtu kërkon nga organet e sigurisë mos të jenë provokator të situatës dhe njëkohësisht të i shërbejnë ligjit dhe jo tekeve politike.

Bujanoc,

Me datë 29.03.2018

Shërbimi për informim i KKSH-së

 

Përfundon trajnimi me nxënës nga Bujanoci dhe Presheva, qeverisja lokale tema kryesore (foto&video)
Diskutohet ndihmesa për IPA projektet e Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration