Diskriminimi i Ragmi Mustafës ndaj nxënësve shqiptar a është i ngjashëm me regjimin e Millosheviqit !?
Partia për Veprim Demokratik në Preshevë ka lëshuar akuza të rënda ndaj kryetarit aktual të komunës, Ragmi Mustafa për të cilin thuhet se shkatërron shkollën fillore "Ibrahim Kelmendi në Preshevë, shkruan Titulli.com.“Intervista e drejtoreshës së Shkollës fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë në të cilën u paraqit gjendja katastrofale në këtë shkollë, me mungesë të kushteve elementare për mësim, jo vetëm që duhet të na shqetësoj por patjetër duhet të jetë alarmi i fundit për ta zgjuar ndërgjegjen tonë dhe për të aktivizuar aftësinë tonë për vetmbrojtje nga rreziku alarmant i qeverisjes shkatërruese të kryetarit të komunës, Ragmi Mustafa”, thuhet në deklartën e lëshuar nga kryetari i PVD-së, Riza Halimi.
Sipas tij diskriminimi flagrant që po e ushtron kryetari i komunës Ragmi Mustafa ndaj rreth 1.400 nxënësve shqiptar në objektin qendrorë të kësaj shkolle në Preshevë, po e tejkalon dukshëm dhe diskriminimin shtetëror të regjiit të Millosheviqit, transmeton Titulli.com.
“Kur i sheh njeriu pamjet trishtuese të sallës së edukatës fizike dhe të nyjeve sanitare në këtë shkollë shtrohet pyetja elementare për kryetarin e komunës se kush i ka dhënë të drejtën me i denua aq rëndë nxënësit e kësaj shkolle”, thuhe më tej në deklaratë.
Kjo parti pyet se në bazë të cilave norma morale dhe ligjore ky kryetar komune mjetet finansiare, që i merr nga Ministria e finansave për këtë shkollë po i trafikon në asfalt apo beton vetëm e vetëm në funksion të blerjes së votave.
PVD vlerëson se këto pyetje nuk duhet të jenë vetëm çështje të fushatës zgjedhore aktuale, duke shtuar se këto janë pyetje që shumë më herët ishte dashur t’i inicojnë organet përkatëse hetimore meqë diskriminimi i fëmijëve është rreptësisht i ndaluar me ligjet vendore dhe ndërkombëtare./Titulli.com/