Alternativa për Ndryshim hap fushatën parazgjedhore në Preshevë dhe prezanton kandidatët për këshilltarë
Lokale

Alternativa për Ndryshim hap fushatën parazgjedhore në Preshevë dhe prezanton kandidatët për këshilltarë

04.Apr.2016 11:50
0
Partia politike e cila për herë të parë merr pjesë në zgjedhje lokale më 24 prill, Alternativa për Ndryshim (APN), ka hapur fushatën parazgjedhore në Preshevë, duke shpalosur programin zgjedhor dhe prezantuar kandidatët për këshilltarë, njofton Titulli.com.

Kryetari i këtij subjekti politik, Shqiprim Arifi, u shpreh para anëtarëve dhe simpatizantëve të APN-së se “sa i përket investimeve të huaja, nuk janë vetëm premtime por janë projekte konkrete dhe garanci”.

Ai kritikoi ashpër pushtetin aktual të Preshevës, duke e quajtur “strukturë mafioze, të cilën vetëm me votë do ta dënojnë”.

Programin zgjedhor të APN-së e shpalosi sekretari i përgjithshëm i partisë, Gazmend Selmani, ku theks të veçantë iu dha zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës përmes tërheqjes së investitorëve të huaj dhe fuqizimin e bizneseve vendore./Titulli.com/

Diskriminimi i Ragmi Mustafës ndaj nxënësve shqiptar a është i ngjashëm me regjimin e Millosheviqit !?
Të ndërpritet fjalori i vrazhdë gjatë fushatës dhe të artikulohen kërkesat e shqiptarëve të Luginës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration