Deri më 3 shtator do të korigjohen emrat shqiptarë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë
Lokale

Deri më 3 shtator do të korigjohen emrat shqiptarë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë

20.May.2019 09:11
0

Ministri i Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale,  Branko Ruzhiq ka njoftuar se do të krijohet katalogu për emrat shqiptarë që do të mundësojnë regjistrimin korrekt dhe në gjuhën amtare.

"Kjo punë është shumë e rëndësishme për qytetarët tanë të cilët janë pjesëtarë të pakicës shqiptare dhe realizimin e të gjitha të drejtave të tyre", ka thënë Ruzhiq dhe theksoi se deri më 3 shtator do të punohet në regjistrimin e emrave nw librat amwz në Leskoc, Nish, Vranjë, Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, transmeton Titulli.com.

Sipas ministrit, anëtarët e pakicës kombëtare shqiptare u ballafaquan me probleme në realizimin e disa të drejtave sepse në dokumente të ndryshme emri personal është transkriptuar ndryshe.

"Katalogu do të ndihmojë edhe me regjistrimin e foshnjave të porsalindura dhe sigurimin e dokumentacionit bazë përmes projektit" Bebo”, theksoi Ruzhiq.

Lidhur me këtë temë javën e kaluar ministri Ruzhiq ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e qyteteve Leskoc, Nish dhe Vranje dhe komunat e Bujanovcit, Medvegjës dhe Preshevës  në prani të shefit të Misionit të OSBE-së në Serbi Andrea Orizio dhe drejtoreshës së trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Danijela Nenadiq

Korrigjimi i katalogut po bëhet me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Serbi, Trupit Koordinues dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar, thuhet në deklaratën e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale në Serbi, transmeton Titulli.com.

Ambasadori i OSBE-së Andrea Orizio për mediat në Beograd  ka thënë  se Misioni i OSBE-së në Serbi të vazhdojë të mbështesë aktivitete të tilla që kanë për qëllim krijimin e mundësive më të mëdha për realizimin e të drejtave të pjesëtarëve të pakicave kombëtare në Serbi.

"Unë besoj se forcat e përbashkëta mund ta kryejnë këtë punë komplekse dhe të sigurojnë një instrument për realizimin e të drejtave të njeriut", përfundoi ambasadori./Titulli.com/

Arrestohen 2 persona në Lluçan të Bujanocit me dyshimin për tregëtim me drogë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration