Arrestohen 2 persona në Lluçan të Bujanocit me dyshimin për tregëtim me drogë
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Vranjë kanë konfiskua më shumë se 15 kilogramë marihuanë dhe arrestuan M.I. (1984) dhe I.Lj (1973) nga rrethina e komunës së Bujanocit, thuhet në njoftimin e pilicisë.
Të arrestuarit janë për shkak të ekzistencës së bazës për dyshim se ata kanë kryer vepër penale të prodhimit dhe tregtimit të paautorizuar të narkotikëve, transmeton Titulli.com.
Sipas MPB-së policia gjatë aksionit në fshatin Luçan të komunës së Bujanocit, në një pjesë të posaçëm të bërë në makinën e markës "fiat" me targa të regjistrimit të Bujanocit, në të cilën po udhëtonin gjetën 15 kilogramë dhe 300 gramë materie të dyshuar marihuanë.
Sipas urdhrit të Prokurorisë së Lartë Publike në Vrajë të dyshuarit janë arrestuar deri në 48 orë, pas së cilës do të sillen në prokurori, së bashku me një kallëzim penal, thuhet në deklaratë./Titulli.com/