Deputetja nga Kosova, Vjosa Osmani qëndroi në Bujanoc
Lokale

Deputetja nga Kosova, Vjosa Osmani qëndroi në Bujanoc

22.Dec.2015 15:34
0
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu priti në takim deputeten e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryetari Musliu e njoftoi me rrjedhat e KKSH-së, punën, orientimet dhe çështjet që presin të zgjidhen duke vërë theksin në çështjet e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip si kompetenca ekskluzive dhe çështjet me rëndësi të veçant për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

“Takimi ynë ishte i karkterit konsultativ ku e njoftuan deputeten Osmani me problemet dhe sfidat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Presim që në agjendën e ligjëvënësve të  Kosovës të jetë edhe çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Në këtë mënyrë të ndihmojnë dhe japin kontributin e tyre”, deklaroi Musliu.

Sipas tij bashkëpunimi tashmë institucional të ngrihet në nivele më të larta me rezultate konkrete sa i përket reciprocitet dhe se “është e pakuptim sa i përket  teksteve shkollore për nxënësit e Luginës së Preshevës të dërguara si donacion i Republikës së Kosovës të mbeten peng në terminalin doganor”.

“Duke pas parasysh që Kosova është faktor tashmë i rëndësishëm i Ballkanit dhe si shtet që po dialogon në Bruksel me Beogradin e ka fuqin e mjaftueshme për ti dhënë krah edhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës” theksoi Musliu.

Deputetja  Vjosa Osmani e cila është edhe në komisionin parlamentar për integrime evropiane dhe përfaqësuese e Parlamentit të Kosovës në Këshillin e Evropës theksoi se kjo është hera e e parë në Bujanoc dhe e dyta në komunën e Preshevës ku jamë njoftuar për së afërmi me problemet dhe sfidat që kanë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Si deputete do të angazhohem që Qeveria e Republikës së Kosovës në procesin e bisedimeve në Bruksel me Beogradin, të ngritet edhe çështjen e avancimit të pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Sa u përket të drejtave të pakicave të jenë në raporte reciproke sepse është e pakuptimtë që shqiptarët e Luginës së Preshevës mos të gëzojnë të drejtat e barabarta me pakicat tjera të rajonit, duke filluar nga çështjet e arsimit e kështu me radhë”, theksoi Osmani.

Vlenë të theksohet se në fund të takimit në shenjë mirënjohje për interesimin dhe kontributin e deputetes Vjosa Osmani, kryetari Musliu i ndau mirënjohje.

.

 

 

 

Qeveria e Japonisë ndihmon refugjatët në Preshevë
PVD kërkon konsensus për kandidatin definitiv për kryetar komune
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration