Deklarata e vitit 2016 në Luginë të Preshevës: Mos ju përkul regjimit të Serbisë (video)
Portali Informativ Titulli.com ka analizuar deklaratat e bëra nga përfaqësues politik, institucional, shoqërorë dhe qytetarë të rëndomtë dhe me këtë rast deklaratën e plakut 80 vjeçar, Ibush Saqipi nga komuna e Preshevës për festën e 28 nëntorit në Luginë të Preshevës e vlerëson deklaratën e vitit 2016.Sipas redaksisë deklarata e bacës Ibush shprehë mllefin e tij për politikë bërjen shqiptarë në Luginë të Preshevës, tregon se pozita shqiptare këtu mbetet peng e inateve politike dhe paaftësisë së përfaqësuesve legjitim politik gjithashtu jep porosin për qyetarët e këtij rajoni se duhet të punohet m,ë shumë për ditë më të mira.
Ibush Saqipi këtë deklaratë e bëri në festën e ditës së flamurit kombëtare më 28 Nëntor i ulur në karrigen afër vendit ku ishte vendosur pllaka përkujtimore e 29 Dëshmorëve të UÇPMB-së pranë objektit të komunës së Preshevës.
“Mua pom vjen keq në Preshevë , edhe në kohën e Aleksandrit shqiptarët janë kon më të vendosur se tani. Dhe tani me ju përkulë Serbisë pa nevojë më vjen turp”, është shprehur baca Ibush, shkruan Titulli.com.
Ai ka uruar që gjeneratat e ardhshme të gëzojnë më shumë liri sepse gjithmonë me humbje nuk shkon duku u shprehur se nuk është përkulur asnjëherë regjimit dhe nuk do ti përkulet kurrë.
Ibush Saqipi gjatë prononcimit të tij ka thënë mes tjerash se babai i tij e ka lënë 7 vjet dhe se nga dora ja kanë marrë babin e tij që shprehet se është vrarë nga regjimi i atëhershëm i Serbisë gjatë vitit 1944 ndërsa edhe babagjyshi i tij është vrarë në vitin 1912./Titulli.com/