Lokale
Davenport: Bujanoci ka kapacitete për zhvillim, shfrytëzoni fondet e BE-së
“Serbia në rrugën drejt Bashkimit Evropian” ishte temë e diskutimit të sotëm në shtëpinë e kulturës në Bujanoc. Panelistët folën për rëndësinë e integrimit në strukturat evropiane, shfrytëzimin e fondeve dhe rolin e qeverisje lokale në zhvillimin e përgjithshëm të vendit.
Në këtë tribunë të hapur edhe për qytetarë morën pjesë përfaqësuesit institucional lokal, shefi i delegacioni të BE-së në Serbi, Michael Devenport, kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, përfaqësues nga zyra për integrime evropiane e qeverisë së Serbisë dhe të tjerë.
Majkel Devenport deklaroi se ky rajon ka potenciale turistike për një zhvillim të shpejt, duke përfshi këtu edhe rëndësinë e pozitës gjeostrategjike dhe korridorin 10.
“Komunat duhet të përgatisin kuadro në mënyrë që ata të shfrytëzojnë të gjitha fondet e parapara nga Bashkimi Evropian. Gjithashtu mendoje se bashkimi i komunave drejt qëllimeve të zhvillimit duhet të mbetet prioritet i qeverisjes lokale”, tha Davenport.
Ndërsa kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi theksoi se rëndësia e integrimit në bashkimin evropian është synim i çdo qytetari që jeton në këtë rajon.
“Komuna jonë është ndihmuar dhe vazhdon të ndihmohet përmes projekteve të ndryshme nga BE dhe ne jemi të përkushtuar që të punojmë drejt proceseve integruese me qëllim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve”, deklaroi Arifi.
Pjesëmarrësi në këtë tribunë Zoran Stankiviq, para të pranishmëve foli për aktivitetin e zyrës ndërlidhëse të qeverisë së Serbisë për të ndihmuar zhvillimin e komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
“Integrimi në bashkimin evropian mbetet prioritet i qeverisë sonë, andaj si në çdo komunë tjetër në Serbi ne do të punojmë vazhdimisht për të zhvilluar edhe këtë rajon në jugë të Serbisë”, është shprehur Stankoviq.
Pjesë e kësaj tribune ishte edhe Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar në Serbi, i cili shprehu shqetësimin e tij për gjendjen e arsimit shqip dhe problemeve tjera shqiptare në këtë rajon.
“Ne shqiptarët do të ndihmojmë proceset integruese, mirëpo kërkojmë që bashkësia evropiane të ndihmojë që ligjet për pakicat kombëtare dhe të drejtat e njeriu në Serbi të zbatohen në praktikë”, është shprehur Beqiri.
Srgjan Majstoroviq, zëvendës drejtor i zyrës për integrime evropiane në Serbi potencoi rëndësin e kapaciteteve njërzore dhe potencialeve natyrore për të zhvilluar komunar.
“Duhet të shfrytëzojmë të gjitha fondet e bashkimit evropian në mënyrë efikase që ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve”, deklaroi Majstoriviq.
Organizator i kësaj tribune ishte Trupi Koordinues për komunat Bujanoc, Preshevë e Medvegjë, Delegacioni i BE-së në Serbi në bashkëpunim me komunën e Bujanocit dhe programit për partneritet evropian mes komunave EU-Progres.
Pjesëmarrësit e kësaj tribune kanë vlerësuar se qeverisja lokale luan rolin kryesorë në zhvillimin e përgjithshëm duke u dhënë përparësi kuadrove profesionale që të përgatisin projekte konkrete dhe të shfrytëzojnë fondet nga bashkimi evropian për proceset integruese./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!