Kamberi me Kamberin ?
Lokale

Kamberi me Kamberin ?

03.Oct.2012 17:00
0

Koha për opozitë –), kështu ka shkruar para disa orëve në profilin e tij në facebook, kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës, Belgzim Kamberi. Si duket ky ishte momenti kur Belgzim Kamberi doli haptas për inkuadrimin e tij në politikë, edhe pse një kohë të gjatë ai ka qenë i njohur me këtë fushë duke analizuar situatën politike në Luginë. Portal i pavarur Titulli.com sot në sheshin e qytetit ka arritur të kap pamjet gjatë përshëndetjes së Belgzim Kamberit me Shaip Kamberin, kryetarin e degës së PVD-së në Bujanoc. Takimet e shpeshta me opozitën, pjesëmarrja në fushatë parazgjedhore e Belgzim Kamberit me Partinë për Veprim Demokratik, e lidhë këtë të fundit më shumë me inkuadrim në PVD se sa formim të subjektit të ri. A do të bashkohet me këtë subjekt apo do të formojë parti të re do të shohim ditëve në vijim, mirëpo një është e sigurt se opozita do të “freskohet” me ide të reja nga një analistë që njeh mirë situatën në Luginë./Titulli.com/
Fitoni dollar Amerikan, aplikoni në konkursin e Komunës së Bujanocit
Çka do të bëj pushteti lokal me RTB-në në vitin 2013 ?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration