Lokale
Bushtrani përkujton dëshmorin e UÇPMB-së
Në fshatin Bushtran të Preshevës u përkujtua dëshmori i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Qenan Rahimi.
Familjarët, përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) së UÇPMB-së si dhe qytetarë të tjerë morën pjesë në homazhet e organizuara tek varri i Qenan Rahimit ku vendosën kurora me lule.
Me këto homazhe shënohet viti i dymbëdhjetë i rënies së dëshmorit të kombit, i cili ishte pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në zonën operative të Preshevës./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!