Lokale
Bursa për studentët e Luginës që dëshirojnë të studiojnë në Novi Sad (video)
Shërbimi i Trupit Koordinues, në përputhshmëri me prioritetet e definuara, e veçanërisht duke u munduar të përmirësojë kualitetin e arsimimit në territorin e komunës së Bujanocit dhe Preshevës, shpallë konkurs për ndarjen e bursave studentore për të rinj me vendbanim në komunën e Bujanocit dhe Preshevës.
Sipas njoftimit të Trupit Koordinues, qëllimi i ndarjes së bursave është sigurimi i kushteve për arsimim të mëtutjeshëm dhe avancimi profesional, duke i ofruar mbështetje materiale studentëve rreth shpenzimeve të studimeve themelore akademike.
Shpenzimet në radhë të parë kanë të bëjnë me shpenzimet për banim (privat ose në konvikte), shpenzimet për ushqim, udhëtim, shpenzimet për sigurimin e teksteve dhe shpenzimet tjera në lidhje me studimet.
Në këtë konkurs mund të paraqiten nxënësit që kanë mbaruar shkollën e mesme dhe personat deri në moshën 22 vjeçare me banim në territorin e komunës së Preshevës dhe Bujanocit.
Përveç kësaj kandidatët gjatë shkollimit të mesëm duhet të kenë pasur sukses të shkëlqyeshëm dhe shumë të mirë, të mos kenë përsëritur asnjë vit dhe të mos kenë të regjistruar asnjë fakultet
Studentët e ardhshëm që plotësojnë këto kushte për të fituar bursën duhet t’i nënshtrohen provimit kualifikues për studime themelore në ndonjërin nga fakultetet e Universitetit të Novi Sadit. Afati për aplikim do të jetë deri më 11 mars./Titulli.com/
Informacionet shtesë si dhe formularët për aplikim mund ti merrni duke klikuar KËTU.
****************************************************************************************************************************************
http://youtu.be/mT4PQisMV6g
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!