Bursa dhe kurse verore për studentët e Bujanocit
Lokale

Bursa dhe kurse verore për studentët e Bujanocit

20.May.2013 14:54
0
turkey-studentsQeveria e Turqisë ka siguruar bursa për studentët e huaj me qëllim të kontributit në shkollimin e të rinjve në shtetet  mike.  Për të njoftuar studentët e Bujanocit me bursat dhe kurset verore, sot kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka pranuar një letër nga Ozlem Demir, nënkryetar i këtij misioni pranë Qeverisë së Turqisë. Me këtë rast zyra e kryetarit Arifi përcjellë informacionet për të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për të fituar bursa studimi. Në këtë kontekst, Qeveria e Turqisë gjithashtu ofron kurse të Gjuhës Turke në periudhën  verore, së bashku me bursat për studimet akademike. Të drejtë aplikimi kanë personat e moshës 18-27 vjeç, të cilët janë të regjistruar në studimet deridiplomike (bachelor), postdiplomike (master dhe doktoraturë), apo programe kërkimi. Pjesëmarrësit pritet që të kenë të kryer së paku nivelin fillestar të njohjes së Gjuhës Turke. Përveç trajnimit të gjuhës, programi veror gjithashtu do të përfshijë disa aktivitete kulturore dhe sociale me qëllim të kontribuimit të orientimit personal të pjesëmarrësve. Studentët e interesuar duhet të aplikojnë deri më 23 maj 2013 përmes  web faqes www.turkiyeburslari.gov.tr . Pjesëmarrësit do të shkëmbehen në mes të qyteteve të Bursës, Canakkale, Trabzon, Gazientep, Konya, Zonguldak, Kayseri, Sakarya, Edirne, dhe Samsun. Programi do të mbahet nga data 1 korrik deri më 25 gusht të vitit 2013, ndërsa organizatat në fjalë nuk kanë caktuar numrin e aplikacioneve që do të vijnë nga Komuna e Bujanocit. Sipas “Presidencës së Turqve dhe e Komuniteteve të Afërm që jetojnë jashtë vendit” pranë zyrës së Kryeministrit turk dhe Institutit “Yunus Emre”, ky program ka për qëllim krijimin e urave të shoqërimit në mes të individëve dhe shteteve përmes shkollimit, dhe ndihmon në gjetjen e resurseve të kualifikuara njerëzore të shteteve ku janë të dhuruara bursat./Titulli.com/
UDSH në Bujanoc zgjedhë kryetarin e ri
Tërnoci zgjedhë kryetarin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration