Burkhard: Pjesëmarrja në zgjedhje formësim i së ardhmes evropiane
Lokale

Burkhard: Pjesëmarrja në zgjedhje formësim i së ardhmes evropiane

14.Feb.2014 10:12
0
Pjesëmarrja në zgjedhje kyçe për realizimin e të drejtave të qytetarëve, thotë Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi. Pjesëmarrja e të gjithë qytetarëve të Serbisë në procesin zgjedhor është kyçe për realizimin e të drejtave qytetare, tha Ambasadori Piter Burkhard, Shef i Misionit të OSBE-së në Serbi, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 16 marsit në vend. “Të gjithë qytetarët e Serbisë duhet plotësisht të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet në Parlament”, tha Burkhard. Ai i bëri posaçërisht thirrje komunitetit shqiptar në Serbinë jugore të merr pjesë në zgjedhjet e ardhshme si dhe të shfrytëzojë mundësinë për të marr pjesë në formëzimin e të ardhmës të të gjithë rajonit në rrugën e tij Europiane. “Propozimi i kandidatëve dhe votimi paraqesin të drejta dhe detyrime për të gjithë qytetarët”, ai tha. “Ne inkurajojmë çdo individ të përkatësisë etnike shqiptare në Serbinë jugore të del në votime më 16 mars në mënyrë që të sigurojnë përfaqësim më të madh politik për veten e tyre në shoqëri dhe progres për rajonin ku jetojnë”. Misioni i OSBE-së në Serbi dhe misioni i kufizuar për vëzhgimin e zgjedhjeve i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe Drejta të Njeriut (ODIHR) funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe me mandate të veçanta, thuhet në kumtesën e lëshuar nga OSBE në Serbi.    
Prishtinë: Diskutohen 100 mijë eurot e premtuara për Luginën
Udhëheqësia nga Lugina merr pjesë në mbledhjen e TK-së në Beograd
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration