Prishtinë: Diskutohen 100 mijë eurot e premtuara për Luginën
Lokale

Prishtinë: Diskutohen 100 mijë eurot e premtuara për Luginën

14.Feb.2014 12:18
0
Kryetari i komunës Bujanocit Nagip Arifi dhe ai i Preshevës Ragmi Mustafa kanë qëndruar sot paradite në Prishtinë dhe janë takuar me Besim Beqaj, ministër i Financave në Kosovë. “Sapo përfundova një takim vëllazëror me kryetarin e komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe kryetarin e Komunës së Bujanocit Nagip Arifi, me të cilët biseduam për mundësitë e zgjerimit te bashkëpunimit në mes  qeverisë se Kosovës dhe institucioneve në komunat e Luginës së Preshevës”, deklaroi Beqaj përmes facebook.

arifi-mustafa

Sipas Beqajt,  temë e diskutimi ishte edhe realizimi i vendimit për mbështejtje financiare të marrë në mbledhjen e dy qeverive në Prizren. Vlen të theksohet se deri më tani jan realizuar takime të shumta mes përfaqësuesve politik dhe institucional të Luginës dhe qeverisë në Kosovë, mirëpo akoma nuk është realizuar ndonjë projekt konkret për qytetarët e Luginës./Titulli.com/  
Bojkotuesit e zgjedhjeve arsyetojnë veprimin e tyre (deklarata)
Burkhard: Pjesëmarrja në zgjedhje formësim i së ardhmes evropiane
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration