Lokale
Udhëheqësia nga Lugina merr pjesë në mbledhjen e TK-së në Beograd
Seanca e rregullt e Kryesisë së Trupit Koordinues (TK) për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është mbajtur në Beograd. Përveç kryetarit të këtij Trupi, Zoran Stankoviq, në te kanë marrë pjesë edhe kryetarët e komunave Bujanoc-Nagip Arifi, Preshevë-Ragmi Mustafa dhe i Medvegjës-Sllobodan Drashkoviq.
Në një prononcim për gazetarët, Stankoviq ka theksuar se nuk ka pas vërejtje në punën dhe realizimin e projekteve për të cilat më herët palët janë marrë vesh dhe se bisedimet në seancën e sotme kanë kaluar në mënyrë konstruktive.
Kryetari i TK-së ka theksuar se kjo tregon edhe njëherë kontaktet e rregullta që ka Qeveria e Serbisë me njerëzit kyç që drejtojnë me vetëqeverisjet lokale.
“Ajo që po e brengosë udhëheqësinë lokale në 2014-tën, është kryesisht problemi i papunësisë”, ka thënë Stankoviq, duke shtuar se në kohën që kemi para nesh, palët janë marrë vesh që ta shfrytëzojnë për realizimin e projekteve të dakorduara, të cilët do të mund të kontribuonin në jetën dhe punën e njerëzve në këtë rajon.
Nga projektet për këtë vit, në Bujanoc, është theksuar ndërtimi i objektit të degës së fakultetit Ekonomik të Suboticës, për të cilën janë siguruar 1.5 milion euro./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!