Bujqit e komunës së Bujanocit të aplikojnë për leje të lëvizjes (linku)
Kryetari i komunës, Shaip Kamberi njëherit edhe komandanti i shtabit për situate të jashtëzakonshme të komunës së Bujanocit ka njoftuar qytetarët për punët mbi fushën e blegtorisë dhe bletarisë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
“Në rast se aktivitetet e nevojshme në fushën e blegtorisë kryhen gjatë periudhës së ndalimit të lëvizjes prej orës (17:00-05:00), çdo fermer është i detyruar të paraqesë një kërkesë për autorizim lëvizjeje pranë sektorit të inspektimit bujqësor”, thuhet në njoftimin e shtabit për situata të jashtëzakonshme të komunës së Bujanocit, transmeton Titulli.com.
Sipas këtij njoftimi adresa e Internetit për paraqitjen e një aplikacioni për miratimin e lëvizjes elektronike për bujqit në fushën e blegtorisë është: http://stocarstvo.registar-uzb.rs/.
“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave i lejon fermerët të kërkojnë leje lëvizjeje nga çdo kompjuter ose pajisje portative. Leja e lëvizjes do të jetë e vlefshme vetëm për ditën e caktuar ndërmjet 17:00 pasdite dhe 5:00 të mëngjesit”, thuhet mes tjerash në njoftimin zyrtar.
Për bujqit në aplikimin elektronik të përmendur, është e nevojshme të plotësoni të gjitha fushat e kërkuara në mënyrë që të merrni një leje për lëvizje dhe të kryeni punë në blegtori (kafshëve shtëpiake dhe punimet në bletari)./Titulli.com/