Bujanoci pjesë e Odës Ekonomike të Kosovës (foto & video)
Lokale

Bujanoci pjesë e Odës Ekonomike të Kosovës (foto & video)

24.Jan.2013 12:55
0
Në Prishtinë sot është nënshkruar Memorandumi i bashkëpunimit në mes të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe Komunës së Bujanocit Një takim sa i rëndësishëm aq edhe emocional ishte nënshkrimi i Memorandumit i cili ndihmon Komunën e Bujanocit në zhvillimin ekonomik dhe plasimit të mallrave të bizneseve të Luginës në tregun kosovar. Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu tha se me nënshkrimin e këtij bashkëpunimi përmirësohet ambienti dhe mirëqenia sociale në Luginë, pasi ekonomia është garanci e stabilitetit. “Përveç nënshkrimit të Memorandumit do të formohet edhe shoqata e komitetit të biznesit nga Bujanoci e cila do të jetë në kuadër të OEK-ut. Ky komitet do të lobojë dhe promovojë prodhimet e bizneseve shqiptare nga  Lugina për të përmirësuar marrëdhëniet e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Luginës, si dhe zhvillimin e saj”, tha pas nënshkrimit të Memorandumit Gërxhaliu, raporton Titulli. Krytari i Komunës së Bujanocit i cili nënshkroi këtë Memorandum shprehi falënderimet e tij ndaj drejtuesit të OEK-ut që i mundësoi bizneseve shqiptare të Luginës të jenë pjesë e këtij institucioni të Republikës së Kosovës. “Kjo është një ndihmë shumë e madhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe falënderojë edhe zv.ministrin e Kosovës që nuk i bëri ftesë bizneseve të investojnë në Kosovë, por të ndihmojë ato në Luginë, kurse me qëndrimin dhe punën atje ne do të kontribuojmë në jetën e mëtutjeshme të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, tha ndër të tjera Arifi. Zëvendës ministri në Ministrisë për Zhvillim Ekonomik të Kosovës Ramadan Hasani tha se që nga marrja e kësaj detyre asnjëherë nuk ka pas emocionet që ka sot për arritjen e kësaj marrëveshje me Komunën e Bujanocit. “Po bëhet një punë e mrekullueshme e integrimit së paku në sferën ekonomike të trevave shqiptare, ngase, në qoftë se politika mund të jetë një  pengesë, biznesi, ekonomia është një rrugëzgjidhje ose një zanafillë e rrugëzgjidhjes së problemeve më të mëdha”, tha Hasani. Ai mëtej theksoi se po fillojmë me integrim ekonomik për të vazhduar edhe me fushat tjera deri në bashkimin e përgjithshëm të shqiptarëve që do të jetë Evropa. “Duhet të fillojmë me këto integrime ekonomike për të vazhduar me ato kulturore, sportive, e nesër edhe politike sepse ekonomia trason shumë rrugë dhe në këtë rast po trason një rrugë shumë të fuqishme të bashkimit të përgjithshëm shqiptar që do të ndodhë vijimisht dhe përfundimisht në BE”, përfundoi zv. ministri Hasani. Kryetari i Odës Ekonomi të Kosovës Safet Gërxhaliu njoftoi se në panairin që do të mbahet nga 5 deri më 8 maj në Kosovë, bizneset e Luginës vendin për ekspozimin e produkteve të tyre do ta kenë falas. Përveç nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit përfaqësuesit e administratës komunale si dhe ata të bizneseve nga Lugina u takuan me homologët e tyre nga Kosova ku biseduan për konkretizimin e këtij bashkëpunimi. Kjo është hera e parë që udhëheqësia e Bujanocit arrin një Memorandum bashkëpunimi me ndonjë institucion të Republikës së Kosovës./Titulli.com/ http://youtu.be/Ov_nzOx3IIE

Arifi-oda ekonomike-1

Arifi-oda ekonomike2

Arifi-oda ekonomike3

“VETËVENDOSJE”- Falënderit !
Kush e financoi lapidarin?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration